Elsi Rizvanolli dhe Andri Ibrahimi themeluan projektin Tirana Trails në Tiranë, në vitin 2017.
Ata filluan me një ide të thjeshtë: “Qyteti i Tiranës nuk është aq i madh, dhe ka natyrë të mrekullueshme rretheqark – përse nuk janë të aksesueshme këto zona rurale për banorët e qytetit?”
Hap pas hapi, ata shëtitën të gjitha kodrat përreth Tiranës, folën me komunitetet vendase dhe me operatorët turistikë, si dhe studiuan projekte të ngjashme.
Ideja e tyre ishte e vlefshme, dhe kështu, me mbështetjen strategjike të Bashkisë së Tiranës, të “Partners Albania” dhe “Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Shqipëri”, Tirana Trails nisi nga puna.
Tirana Trails është një projekt që ka si qëllim të popullarizojë shëtitjen në natyrë për banorët e Tiranës dhe përtej, duke ndërtuar një rrjet shtigjesh rretheqark qytetit, dhe duke i promovuar ato. Kodrat e buta, fshatrat e lashtë, ullishtat, vreshtat, aromat mesdhetare, kështjellat, shpellat, pyjet, liqenet, dhe shumë elemente të tjerë, ofrojnë mundësi të pashfrytëzuara zhvillimi për Tiranën rurale dhe urbane.
Rrjeti i shtigjeve përbëhet nga të paktën 15 shtigje të ndryshme ditore, të cilat lidhin fshatrat Dajt, Shtishtufinë, Farkë, Lundër, Mullet, Petrelë, Baldushk, Arbanë, Vaqarr, Ndroq, Kashar, etj.
Një përmbledhje e hartave dhe shtigjeve që ju ofrojmë