(Arbanë-Petrelë-Krrabë-Shinjon)

Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës të Perandorisë Bizantine.
Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Kalaja e Petrelës kontrollonte degën e rrugës Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.
Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues të zonës midis Matit e Shkumbinit. Në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.
Ne krahun verior të saj ruhen ende mbetje tullash, ndoshta cisterne apo mbetje të një ndërtimi më të hershëm is 329.

Vendbanimi Antik i Persqopit

Qyteti antik është i lokalizuar në faqen e malit të Vilës, që është maja e fundit më e lartë e zinxhirit malor të Krrabës (590 m lartësi). Pozicioni strategjik i tij bënte të mundur kontrollimin e një territori të gjerë dhe rrugëve që kalonin në këto vise.
Persqopi i përket periudhës që përfshin gjysmën e dytë të shekullit IV p.Kr.
Ka një shtrirje rreth 60m gjatësi dhe lartësi prej 7 m me 10 rreshta gurësh.
Përveç mureve antike, në Persqop ruhen dhe gjurmë të shumta të banesave, si dhe gjurmët e një varri dhe të një ujësjellësi që furnizohej me ujë nga mali Vilë.

Varri monumental i Persqopit, atraksioni kulturor i rijetëzuar, ndodhet në pjesën lindore të malit të Vilës. Ai është pjesë e vendbanimit të njohur me emrin “Muret antike dhe varri i Persqopit”, në malin e Petrelës. Persqopi ishte një nga qytetet antikë që nuk u ripërdorën për shumë kohë. Mendohet se popullsia lëvizi dhe u vendos në Petrelë.

Kalaja në Vendin e Quajtur Kulla e Gracenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Gracen, rrethi i Elbasanit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri.

Manastiri i Gjon Vladimirit është një manastir, monument i trashëgimisë kulturore në Shinjon, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri. U rindërtua nga Karl Topia, mbi rrënojat e një kishe më të vjetër dhe u bë 4 herë më e madhe, siç del nga mbishkrimet. Janë tri mbishkrime: latinisht, greqisht dhe sllavisht, me përmbajtje të përafërt, ku thuhet se Karl Topia, mbret i shqiptarëve e ka bërë manastirin për lavdinë e tij. Ky manastir është një nga qendrat më të mëdha kulturore kishtare të Shqipërisë. Është një monument historik shumë i rëndësishëm i mesjetës shqiptare. Në mure ka disa skulptura dhe ornamente më të hershme se të shek. XIV, mbishkrime më të vona, si dhe ka qenë portali i gdhendur mjeshtërisht që është marrë dhe montuar në Muzeun Historik Kombëtar.