(Picallë-Selitë)

Ky shteg është i aksesueshëm dhe ka pikë mbërritje Tiranën. Rruga nis nga parku i Tiranës, nga hyrje/dalja e tij jugore. Aty kalohet unaza e re e Tiranës nëpërmjet një nënkalimi, dhe ngjitet rruga drejt fshatit Sauk. Më pas, ndiqet rruga drejt fshatit Picallë, deri në majë të kodrës. Kur arrihet maja e kodrës kthehemi djathtas dhe vazhdojmë në kreshtën e saj. Të gjitha janë shtigje të hapura nga ushtria shqiptare para viteve 1990. Shumë shpejt vërehen tunele e bunkerë, dhe lapidari i parë, bashkë me platforma për armë kundërajrore. Përgjatë gjithë kreshtës mund të vërehen të paktën tre lapidarë dhe ndërtesa të braktisura me slogane akoma të dukshme.

Gjatë gjithë shtigjeve mund të shihet liqeni i Tiranës, parku i madh, dhe qyteti. Shtegu përfundon në pjesën jugperëndimore të qytetit, në zonën e Selitës. është një shteg relativisht i lehtë.