(Tirana-Dajti plateau)

Pikënisja e këtij shtegu është skaji lindor i qytetit të Tiranës, kështu që nuk ka nevojë për transport ndër urban, dhe për të arritur aty ose mund të shkohet në këmbë, ose me anë të linjës urbane të Porcelanit L11. Në fillim rruga është e asfaltuar, e cila shndërrohet në rrugë ccakull, dhe më pas në shtigje. Në fshatin Linzë shtegu është tatëpjetë deri në këmbët e malit, aty ku gjendet rrënojat e një kishe të vjetër. Në këtë pikë ngjitja tatëpjetë bëhet edhe më e theksuar. Bimësia gjithashtu ndryshon, ku tashmë pemë të larta mbizotërojnë.

Më në fund arrihet në fushën e Dajtit, në afërsi të ish kampit të pionierëve. Aty ka shumë mundësi pushimi, si restorante, kafene, parqe aventurash etj. Në krah të majtë të kampit të pionierëve ka tabela për të ndjekur një shteg që të ccon deri në majë të malit Dajt. Për ata që duan të kthehen në Tiranë, afër kampit të pionierëve gjendet teleferiku Dajti Ekspres, pranë të cilit kalon linja urbane e Porcelanit L11.