(Baldushk-Shënkoll-Vrap)

Pika e nisjes është në lagjen Mustafakoccaj të fshatit Baldushk. Aty mund të mbërrihet përmes autobuzit të linjës së Baldushkut, i cili niset nga terminali i autobuzëve te qyteti Studenti. Tek pika e nisjes gjendet edhe nje lokal kafene. Kalohet në rrugë fshati me ccakull përmes disa fushave, dhe me pas në anë kodrash dhe buzë përroit të Zhullimës, kalohet fshati Vesqi, ku ka edhe dyqan market dhe vend për të mbushur ujë.

Pas lagjes së fundit të fshatit Vesqi, rruga është ccakull. Në momentin që rruga shkëputet nga lugina e Zhullimës dhe kthehet në të djathtë, rruga është tatëpjetë dhe kalon mes një pylli pishash. Më pas rruga shndërrohet në shteg dhe vazhdon deri sa arrin fshatin Shënkoll. Në qendër të fshatit gjendet një lapidar përkujtimor për një ngjarje nga lufta e dytë botërore - masakra e Shënkollit. Në fshat ka ende rezidentë që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes.

Nga Shënkolli ndiqet rruga për në ujëvarën e Vrapit ose sicc e quajnë vendasit, Hurdha e Zezë. është shumë e bukur, rreth 30 metra e lartë, dhe ka ujë të bollshëm edhe në muajt më të nxehtë të verës (shihni fotot). Më pas, kthehemi në shtegun kryesor për të ndjekur shtegun drejt fshatit Vrap. Në qendër të fshatit ndodhet një lokal kafene ku përvecc freskueseve, ofrohen edhe disa ushqime të thjeshta si bukë, vezë, sallatë etj. Fshati Vrap është i famshëm për thesarin Avar të Vrapit, i cili është gjendur në këtë fshat, dhe tani ekspozohet në MET Museum në Neë York. Gjithashtu, një degë e Via Egnatias ka kaluar në këtë fshat, dhe vendasit thonë që më parë Vrapi ka qenë qytezë.

Kthimi mund të bëhet duke prenotuar një taksi nga fshati Vrap, nga lokali i fshatit.