(Stërmas-Lundër-Farkë)

Pikënisja është fshati Stërmas, në rrugën nacionale, aty ku rruga e vjetër e Elbasanit kryqëzohet me rrugën e Baldushkut. Aty mund të shkohet me një nga autobuzët e linjave të Baldushkut, Petrelës, Mulletit etj, me pikënisje nga qyteti Studenti. Pasi kalohet ura e vogel, dilet nga rruga nacionale duke kaluar mbrojtëset e rrugës. Menjëherë rruga është shteg, tatëpjetë, dhe i mbuluar nga pemë të larta. Në majë të kodrës ka shumë pika panoramike, ku mund të vërehet qartë kalaja e Petrelës dhe lugina e Erzenit nga njëra anë, dhe qyteti i Tiranës nga ana tjetër. Shtegu zbret kodrën dhe del sërish në rrugën nacionale, në një lagje të fshatit Mullet.

Ndiqet rruga nacionale drejt qendrës së Mulletit duke kaluar nënkalimin poshtë autostradës Tiranë-Elbasan. Menjëherë pas nënkalimit mund të admirohet monumenti i kulturës Tyrbja e Nuses’. Legjenda thotë se dy karvane dasmorësh nuk i hapën rrugë njëri tjetrit në rrugë, dhe filluan të qëllojnë me armë kundër njëri tjetrit, duke vrarë aksidentalisht njërën nga nuset. Në nder të nuses së vrarë është ndërtuar ky monument me arkitekturë të veccantë. Rruga është e asfaltuar deri në fshatin Daias, nga ku ndiqet një rrugë fshati me ccakull, e cila kalon ne Gurrë të vogël dhe Lundër. Kjo e fundit karakterizohet nga vreshta të shumta, dhe disa kantina vere.

Pas Lundrës, rruga e fshatit shkon drejt Farkës, duke kaluar me nënkalim poshtë unazës së re të Tiranës. Ndiqet një shteg, i cili të nxjerr në rrugën kryesore të Farkës, e më pas merret një rrugë majtas, e cila të ccon në digën e liqenit të Farkës. Për t’u kthyer në Tiranë mund të vazhdohet në këmbë rruga nga liqeni drejt qytetit Studenti, ose nga rruga kryesore e Farkës mund të merret ccdo autobuz me tabelë Tirana, i cili ndalon në terminalin e autobuzëve të qytetit Studenti.