(Baldushk-Dorëzi-Peza)

Për të nisur udhëtimin, merrni autobuzin e Baldushkut, i cili niset nga terminali i autobuzëve te qyteti Studenti. Ndaloni ne lagjen Fushas të Baldushkut. Kaloni përmes Fushasit në rrugë fshati dhe vazhdoni në një rrugë me ccakull e cila më pas shndërrohet në shteg, e më pas në një luginë të bukur, me lule e bar të egër të zonës, në anën e majtë të së cilës kalon një përrua.

Pas luginës gjendet një ullishte dhe rruga të ccon në një tatëpjetë, ku gjendet një grup shtëpish, dhe ku banorët ishin të gatshëm të ofronin ujë për udhëtarët. Gjithashtu, aty ndodhej një shtëpi e braktisur, e cila ka një mulli të vjetër (shihni fotot dhe pikën e interesit në hartë). Më pas, rruga të ccon drejt mbetjeve arkeologjike të kalasë së Dorëzit. Legjenda lokale thonë se në bazamentin e gurëve të mureve të kalasë janë gjendur vende për ankorimin e anijeve pasi në lashtësi deti vinte deri në atë lartësi. Nga lartësia e kodrës së Dorëzit ka një pamje shumë të bukur të liqenit të Fjollës ose Dorëzit në të majtë poshtë.

Pasi zbritet kodra e Dorëzit në të majtë, ndiqet rruga përgjatë liqenit, e cila të con drejt fshatit Pezë e Madhe. Aty ka shumë mundësi shlodhjeje, si edhe autobuz linje për t’u kthyer në Tiranë.