(Baldushk-Arbana-Petrela)

Pika e nisjes është fshati historik i Petrelës, ku mund të shkohet nëpërmjet autobuzit të linjës, i cili niset nga terminali i autobuzëve te qyteti Studenti. Nga Petrela zbritet në fshatin Zaranikë, kalohet një urë mbi një përrua dhe fillon ngjitja mbi kodrën e fshatit Vishaj. Kur zbritet në luginën e Baldushkut, kalohet rruga nacionale, dhe kalohet pranë tregut të famshëm të gjelave të detit. Më pas rruga e fshatit shndërrohet në shteg dhe vazhdon në anë të një kodre dhe përgjatë përroit të Zhullimës, deri në fshatin Arbanë.

Në Arbanë rruga vazhdon majtas, duke ndjekur këmbët e kodrës, dhe më pas në ngjitje. Në zbritje shtegu kalon pranë liqenit të Alltatës, dhe më pas gjatë fshatit Alltatë, dhe gjatë rrugësh fshati, deri sa mbërrin në rrugën nacionale të Baldushkut, nga ku mund të merret autobuz për t’u kthyer në Tiranë sërish.