(Arbanë-Budinë-Zhullimë-Papër trail)

Thesari i Vrapit, i zbuluar në fshatin Vrap, është prej koleksioneve më të rëndësishme në Muzeun Metropolitan të New York-ut. I vendosur pranë koleksioneve të tjerë të famshëm "Thesari Shqiptar" i Vrapit ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të njohur të cilët akoma edhe sot nuk kanë mundur të japin një përgjigje të saktë mistereve të shumta që mban ky thesar me origjinë avare në historinë e tij.

Lapidari i Shënkollit, i vendosur në fshatin Shën koll është ngritur në kujtim të betejës së përgjakshme kundër nazistëve gjermanë të ndërmarrë nga çeta e Pezës. Vepra është realizuar në beton të derdhur.