(Vaqarr-Arbanë)
Pika e nisjes është fshati Vaqarr, tek i cili mund të shkohet nëpërmjet autobuzit të linjës nga stacioni i autobuzëve te 21 Dhjetori, ose mund të shkohet me autobuz të linjës urbane L12 me stacion të fundit në fshatin Sharrë, afër Vaqarrit. Në fillim ndiqet rruga nacionale drejt fshatit Fortuzaj, dhe sapo kalon urën mbi lumin Erzen, bëhet shkëputja nga rruga nacionale, dhe ndiqet një rrugë fshati drejt kodrës. Kjo rrugë fshati vazhdon në këmbët e kodrës, kalon pranë liqenit të Damjanit, dhe më pas shndërrohet në shteg dhe ngjitet në kodër, nga ku mund të shihen fushat e luginës së lumit Erzen.
Në zbritje shtegu gjen fshatin Arbanë, ku mund të shihet një lapidar përkujtimor për ngjarje nga Lufta e Dytë Botërore. Nga Arbana mund të gjendet autobuz për t’u kthyer në Tiranë, kësaj here me destinacion terminalin e autobuzëve të qytetit Studenti.