(Pezë-Ndroq)

Pika e nisjes është afër fshatit Maknor, dhe arrihet nëpërmjet autobuzit të Pezës, i cili niset nga 21 Dhjetori në Tiranë. Nga rruga nacionale kalohet në rrugë fshati me ccakull, dhe shumë shpejt kalohet në shteg tatëpjetë. E gjithë pjesa e shtegut është me bimësi të dendur, dhe kur arrihet në majë të kodrës, duket fshati Varosh (që konsiderohet lagje e Ndroqit). Më pas ndiqet rruga e fshatit, përmes ullishtave të lashta, e cila të ccon drejt kalasë së Ndroqit. Kalaja gjendet në majë të kodrës dhe ka një varrezë jashtë mureve të saj.

Nga maja e kalasë ka një pamje shumë të gjerë të të gjithë fushave pranë detit Adriatik, përshirë qytetin e Durrësit, kepin e Bishtit të Pallës, kepin e Rodonit, dhe të gjithë bregdetin verior. Nga ana tjetër ka një pamje të qartë të qytetit të Krujës, qytetit të Tiranës, dhe kalasë së Petrelës. Më pas, zbritet në shtegun kryesor, dhe ndiqet rruga e fshatit për të zbritur deri poshtë, në rrugën nacionale, nga ku mund të gjendet autobuzi për t’u kthyer në Tiranë (nga qendra e fshatit Ndroq). Ky është një shteg relativisht i lehtë.